Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA

Ardian Ismajli siguron ftesën

Ardian Ismajli siguron ftesën


19 March, 2021 @21:19

Edhe pse FSHF ende nuk e publikoi listën e plotë e të ftuarve të kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, do të jetë në mesin e të ftuarve.

Skuadra e Ismajlit, Spezia, ka publikuar një postim në faqen zyrtare duke uruar fat në ndeshjet me kombëtaret, derisa aty përfshihej edhe emri i mbrojtësit shqiptar.

Shqipëria më 25 mars do të takohet me Andorrën, e më pas më 28 mars e pret Anglinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022, derisa më 31 mars luhet miqësorja me San Marionon.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror