PAS SHUMË VITESH

Pamje nga arkivi
Ardian Muja ndahet me Trepçën’89
14 June, 2023 @12:01
Futbollisti i dalluar i Trepçës’89, Ardian Muja, është ndarë me ekipin ka bërë të ditur vetë lojtari sot. Mitrovicasi 25-vjeçar që luan në pjesën ofanzive të mesfushës ka bërë të ditur se rrugëtimi i tij me ‘89-shin ka qenë deri këtu, ndërsa ka falenderuar drejtuesit e skuadrës dhe bashkëlojtarët e deritashëm të tij për punën e bërë.
Në 24 paraqitje përgjatë stinorit 2022/23, ku Trepça’89 humbi statusin elitar në futbollin e Kosovës, ai ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim. Vlera e Mujës në Transfermarkt shkon deri në 125 mijë euro. Mbetet të shihet në ditët në vijim se ku do të vazhdojë karrierën lojtari në fjalë.◼️