SULMUESI S'UDHËTON
Armando Broja s’udhëton për ndeshjen e fundit!
13 November, 2021 @16:28
Njoftimet e fundit nga mediat shqiptare kanë bërë të ditur se sulmuesi i Southampton, Armando Broja, nuk do të udhëtojë me kuqezinjtë për në Tiranë, ku Shqipëria pret Andorrën në përballjen e fundit kualifikuese për Botërorin e Katarit.
Shqipëria duhet ta fitojë Andorrën për të siguruar vendin e tretë të grup, ndërsa pas humbjes së mbrëmshme nga Anglia 5-0, është eliminuar edhe teorikisht nga gara.
Broja, që u diskutua shumë pse nuk zuri vend dje në fushë, derisa thuhej që ka zhvilluar stërvitjet normalisht, por me disa ditë mungesë, nuk u inkuadrua fare nga selektori Edy Reja.
E tash, Supersport ka bërë të ditur se ai nuk ka udhëtuar për ndeshjen e 15 nëntorit në Air Albania.