VIDEO

Aro Muric i pakalueshëm nga penalltia (Video)
13 May, 2021 @15:50
Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Aro Muric, është treguar i pakalueshëm nga penalltia në ndeshjen e kampionatit holandez ndërmjet skuadrës së tij, Willem II dhe skuadrës Den Haag.
Skuadra kundërshtare fitoi penallti në minutën 38’ të ndeshjes kur rezultati ishte 0-2 në të mirë të ekipit të Muricit.
Penalltia u ekzekutua nga mesfushori Nasser El Khayati, i cili u ndalë nga portieri kosovar që e qëlloi anën e topit dhe e pamundësoi që penalltia të shndërrohet në gol.
Aro Muric i pakalueshëm nga penalltiapic.twitter.com/AwXVQK6Gwx
— TopSporti (@topsportinews) May 13, 2021