ARSENAL 3-1 WBA

Arsenal bën detyrën, mbetet në lojë për një vend në Evropë
9 May, 2021 @22:26
Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi përballë West Bromit, duke ia zyrtarizuar kësaj të fundit rënien nga Premier League.
Arsenali në pjesën e parë shënoi dy herë në harkun e 6 minutave për të shkuar në pushimin 15-minutësh me epërsi dyshifrore [Rowe 29’; Pepe 35’].
West Bromi ngushtoi epërsinë në 2-1 përmes Pereiras në minutën e 67’, ndërsa fitoren Arsenalit ia siguroi Williani në minutën e 90’ me një super-gol nga goditja e lirë.
Me këtë fitore, Arsenali ngritet në kuotën e 52 pikëve, 4 më pak se zona e Evropës, ndërsa West Bromi përshëndetet nga Premier League.