SPECIALE TE BOROZANI.COM

BOROZANI/ Arian Paçarizi
Asistuesit më të mirë te Peja në 2016/17
Në artikull janë të paraqitur vetëm asistimet e regjistruara nga lojtarët në Superligë sipas pjesës së stinorit: pjesës vjeshtore, pranverore dhe play-off.
Speciale nga Borozani.com
19 August, 2017 @10:46
Stinorin që e lëmë pas, skuadra e Pejës, më shumë u ballafaqua me probleme brenda në skuadër se sa me kundërshtarët në parket.
Ishte stinori më i dobët i ekipit verdhezi në 5 vitet e fundit.
Lojtarët kyç nuk luajtën sidomos në Play Off, derisa 7 lojtarë mbetën besnik deri në fundt të stinorit.
Njëri prej tyre ishte edhe Leonard Mekaj, i cili u bë asistuesi më i mirë i skuadrës duke i regjistruar 146 asistime në total.
I dyti ishte Mirza Ahmetbasic, me 88 asistime, derisa nuk luajti asnjë ndeshje në Play Off.
Peja stinorin 2016/17 e përfundoi në pozitën e tretë derisa u eliminua nga Bashkimi në gjysmëfinale me rezultat 3-0 në seri.
*Në tabelën e mëposhtme janë të renditur të gjithë basketbollistët që kanë qenë të regjistruar së paku për një ndeshje në Superligë për Pejën.
*X - lojtari nuk është futur në lojë ose nuk ka qenë pjesë e ekipit.
*0 - lojtari është futur në ndeshje, por nuk ka shënuar asist.
*i - për të kuptuar numrin total të asistimeve të cilitdo basketbollist tjetër përveç atyre të përmendur në artikull, thjesht mblidhni tre rubrikat e pj. vjeshtore, pranverore dhe play-offit.
PEJA 2016/17 Asistimet e shënuara:
Leonard Mekaj | 44 | 81 | 21 |
Mirza Ahmetbasic | 63 | 25 | X |
Arti Hajdari | 24 | 29 | 7 |
Alban Veseli | 24 | 23 | X |
LaMarcus Reed | 19 | 4 | X |
Noah Dahlman | 36 | 23 | X |
Salih Nuhanovic | 17 | X | X |
Egzon Kuqi | 14 | 11 | 6 |
Maksym Ivshyn | 8 | X | X |
Rron Grapci | 5 | X | X |
Austin Tillotson | 24 | 15 | X |
Mirza Muric | 4 | 10 | 3 |
Cameron Rundles | 28 | 23 | X |
Blendi Kadusha | 5 | 18 | 1 |
Kevin Burwell | 1 | X | X |
Jamie Skeen | 7 | 14 | X |
Arian Qallaku | X | 22 | 5 |
Slobodan Miljanic | X | 22 | X |
Blendi Matoshi | X | 16 | X |
Robert Abramovic | X | 23 | 8 |