Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAN UTD 0-1 ATLETICO

Atletico triumfues në “Teatrin e ëndrrave”

Atletico triumfues në “Teatrin e ëndrrave”


15 March, 2022 @22:58

Atletico Madrid ka arritur që me mbrojtje tepër të organizuar dhe me portierin fantastik Jan Oblak - të mos pësojë në Old Trafford, derisa goli i Renan Lodit në pjesë të parë ka vulosur fatin e takimit.

Manchester United u mposht në shtëpi nga Atletico Madrid 0-1 [Lodi 41] dhe kështu spanjollët u kualifikuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi që ndeshja e parë në Wanda Metropolitano ishte kryer 1-1.

Në fund gëzim i madh i djelmoshave të Diego Simeones në fushë, derisa yjet e “shuara” të Unitedit me shuplaka falenderimi ndaj tifozëve të shumtë, kokulur kanë dalë nga fusha, të eliminuar.

 


 
Të gjitha lajmet nga