IMER TAHIRI
“Baba” kapiten sonte
25 November, 2016 @20:55
Në mungesë të kapitenit të parë të ekipit të Bashkimit, Qëndrim Biraj, që ka qenë i suspenduar për këtë ndeshje nga KG i FBK-së, rolin e kapitenit te Bashkimi e ka pasur basketbollisti mitrovicas Imer Tahiri, që tashmë ka marrë nofkën ‘Baba’ në Prizren.
RAPORTI I NDESHJES DHE TABELA AKTUALE
Tahiri ka shënuar 15 pikë në fitoren e sontme të Bashkimit ndaj Kerasan Prishtinës për të shtuar edhe 3 kërcime, 2 asistime e 2 topa të vjedhura në rikthimin e Bashkimit në krye të klasifikimit të Superligës.