Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA FIORITA 0-4 BALLKANI

Ballkani i sigurt në San Marino

Ballkani i sigurt në San Marino


19 July, 2022 @22:50

Me dominim total ndaj ekipit të La Fioritës, Ballkani i Ilir Dajës ka shënuar fitoren e parë evropiane në histori, për të fituar duelin e parë të rrethit të dytë kualifikues për Ligë të Konferencës, 0-4.

Ndeshja e zhvilluar në Serravalle të San Marinos u pa shpejt se do të përfundonte në të mirë të Ballkanit, pasi që cilësia u vërejt dukshëm dhe shpejt, ndërsa nuk vonoi derisa Meriton Korenica i dha nismën e mbarë suharekasve, për të vazhduar pastaj me Albion Rrahmanin dhe për të përfunduar me Albin Berishën për përfundimtaren me katër gola dallim, La Fiorita 0-4 Ballkani [Meriton Korenica 6, Albion Rrahmani 23, 51, Albin Berisha 73].

Përballja e kthimit zhvillohet javën që vjen, ndërsa që tash mund të thuhet se ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do të dalë në rrethin e tretë kualifikues për Ligë të Konferencës, ku e pret më i miri i duelit Sutjeska-Klaksvik.

Kujtojmë, Ballkani debutoi në gara evropiane këtë stinor në kualifikime për Ligë të Kampionëve, mirëpo ekipi i Ilir Dajës u eliminua nga kampioni i Lituanisë, Zalgiris. Prej aty, Ballkani vazhdon tash garat në Ligë të Konferencës nga rrethi i dytë kualifikues.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League