BALLKANI - GJILANI

Ballkani kërkon pikët e plota ndaj Gjilanit
25 April, 2021 @10:38
Skuadra suharekase Ballkani, sot përballet me Gjilanin në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ndeshja fillon nga ora 15:00.0-0.
Ballkani sivjet nuk ka mposhtur në 3 ndeshjet e zhvilluara Gjilanin. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-0, kurse Gjilani e mposhti kundërshtarin në ndeshjen e dytë me rezultat 0-4. Edhe ndeshja e tretë përfundoi me barazim 1-1.
Ballkani dëshiron të ngritet në krye të tabelës me fitore eventuale, ngase Drita do të takohet me Prishtinën sot.
Skuadra suharekase me 61 pikë gjendet në pozitën e dytë, kurse Gjilani me 43 pikë në pozitën e katërt.