LLAPI - TREPÇA'89

Duel për “rehati” në mesin e tabelës
25 April, 2021 @10:34
Llapi sot e pret Trepçën’89 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë nga ora 15:00.
Fitorja i duhet të dyja skuadrave, për t’u rehatuar në mesin e tabelës.
Trepça’89 e kishte mposhtur Llapin në ndeshjen e parë me rezultat 1-0, kurse në ndeshjen e dytë Llapi e deklasoi kundërshtarin me rezultat 5-0. Skuadra mitrovicase e mposhti edhe një herë Llapin me rezultat 1-0 në ndeshjen e tretë të zhvilluar.
Llapi me 36 pikë gjendet në pozitën e pestë, derisa Trepça’89 me 35 pikë në pozitën e shtatë.