FFK
Komisioni për Ankesa mbështet Vendimin për rizhvillim të ndeshjes
Teksti: FFK
24 April, 2021 @21:01
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Dren Paca anëtarë, në mbledhjen e mbajtur më datë 24.04.2021 shqyrtoi ankesën e KF “Fushë Kosova “ dhe të KF “ Vjosa “ për ndeshjën e ndërprerë të datës 17.04.2021 të Ligës së Dytë xhiro e 24-të dhe mori këtë:
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 24.04.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i
Komisionit të Garave të Ligës së Dytë, mbtetet në fuqi (të zhvillohet ndeshje e re, në terren neutral pasi qe terreni i KF “Fushë Kosova“ është i suspenduar nga Komisioni Displinor i shkallës së parë të FFK-së). Komisioni i Garave i Ligës së Dytë është kompentet për organizmin, vendin dhe datën e zhvillimit.
Komisioni i shkallës së dytë për Ankesa bazuar në ankesat e klubeve, materialet dhe provat e disponuara ka konstatuar se ndeshje e xhiros së 24 të Ligës së Dytë Fushë Kosova –Vjosa zhvilluar me datë 17.04.2021 e ndërprerë në minutën e 60 ka rezultuar fajësi të barabartë nga të dy ekipet. Për këtë arsye Komisioni disiplinor i shkallës së parë ka inicuar procedurë disiplinor dhe ka shqiptuar masa disiplinore ndaj zyrtarëve të dy ekipeve dhe e ka suspenduar terrenin e KF “Fushë Kosova“ .
Bazuar në nenin 58 të Rregullores së Garave Komisioni për shqyrtimin e ankesave mori vendimin e lartcekuar.
Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).