BALLKANI - ARBËRIA

Ballkani ndjek kreun, Arbëria mbijetesën
6 May, 2021 @11:35
Skuadra e Ballkanit sot do të përballet me Arbërinë nga ora 15:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Me fitoren e Prishtinës ndaj Besës, Ballkanit i nevojitet fitorja ndaj Arbërisë për ta vazhduar ndjekjen e kreut në Superligë.
Ballkani në 3 ndeshjet e zhvilluara me Arbërinë, nuk ka pësuar asnjëherë, derisa ka shënuar 12 gola dhe ka pranuar 5 gola në këto përballje (2-4, 2-1, 2-6).
Me 67 pikë e me një ndeshje më pak, Ballkani gjendet në pozitën e tretë, pesë pikë më pak se liderja Prishtina, kurse Arbëria me 33 pikë është në zonën e rrezikshme.