BALLKANI - SIVASSPOR

Ballkani - Sivasspor, 11-shet startuese
13 October, 2022 @19:35
Pas fitores në Turqi javën e kaluar, Ballkani sonte e pret Sivassporin në Prishtinë.
Ndeshja është e vlefshme për fazën grupore të UEFA Conference League, e skuadrat startojnë kështu:
BALLKANI: Frashëri; Armend Thaqi, Jashanica, Astrit Thaqi, Potoku; Dellova, Emërllahu, Zyba; Korenica, Krasniqi, Rrahmani.
SIVASSPOR: Vural; Paluli, Goutas, Osmanpasa, Ciftci; Charisis, Yalcin; Yesilyurt, Gradel, Sabia; Yatabare.
Në krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Sivassporit, Ilir Daja ka bërë vetëm një ndryshim në formacionin startues. Sonte Astrit Thaqi e zëvendëson Egzon Sinanin.