ULPIANA 0-0 FERONIKELI

Foto: KFUlpiana/fb
Barazim në “Sami Kelmendi”
5 December, 2021 @15:20
Pa gola dhe me pikë të ndara ka përfunduar dueli në Sami Kelmendi sot, ndërsa Ulpiana dhe Feronikeli kanë barazuar në përballjen e ekipeve të pjesës së fundit të renditjes tabelare.
Vendasit kanë nisur ndeshjen me dy raste të mira, e para shpejt me Iran Junior (4) e më pas edhe Ermir Rezi (23).
Në anën tjetër te Feronikeli veçohet rasti i Dren Gashit, që u prit nga portieri vendas. Në pjesë të dytë rastet më të mira për shënim i kishin përsëri vendasit.
Ka qenë Boudega që qëlloi shtyllën (74) për Ulpianën, ndërsa që në mundësinë tjetër për gol, rasti i vendasve është larguar nga vija e portës së Feronikelit nga mbrojtësi Azem Bejta (75) që ka shpëtuar ekipin me pikë në përballje.
Kjo ka qenë pika e parë e Feronikelit pas tetë humbjeve radhazi, ndërsa fitoren e fundit në Superligë e kanë shënuar pikërisht ndaj Ulpianës, më 3 tetor.
Përballjet e fundit të pjesës vjeshtore, Ulpianën e çojnë në Gjilan për duel ndaj Dritës, kurse Feronikeli pret Drenicën në derbin rajonal.