SHKARKOJNË TRAJNERIN!
Barazimi i patolerueshëm! Besiktas largon trajnerin
13 April, 2024 @21:43
Skuadra e Besiktasit, menjëherë pas barazimit të sotëm ndaj Samsunsporit 1-1 në shtëpi, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin portugez të ekipit, Fernando Santos.
Ai u emërua në krye të ekipit këtë vit, por nuk arriti të mbijetojë as fundin e stinorit! Besiktas ku luajnë Milot Rashica e Ernest Muçi, është i katërti në renditjen tabelare të Superligës turke, ndërsa pas 32 ndeshjesh të luajtura ka 48 pikë, 36 më pak se lideri Galatasaray.
Santos do të zëvendësohet nga Serdar Topraktepe deri në fund të stinorit 2023/24.