MESFUSHORI
Basha te Luzerni, për kthim forme
12 August, 2015 @21:31
Migjen Basha tashmë nuk është pa ekip. Mesfushori qendror i kombëtares shqiptare ka gjetur ekip dhe ka arritur marrëveshje me Luzernin në Superligën zvicerane ku do të ketë edhe shoqërinë e Jahmir Hykës, Fidan Alitit dhe Hekuran Kryeziut.
“Kam pasur shumë oferta, por nganjëherë është më mirë të fitosh më pak dhe të jesh i pari sesa më shumë dhe të mbetesh i fundit,” ka bërë të ditur Basha në një intervistë të dhënë për Telegrafin, pas arritjes së marrëveshjes me ekipin zviceran.
Kështu ai ka bërë të ditur se është për të kthyer formën dhe për të qenë standard në lojë, derisa ofertat për të nuk do të mungojnë edhe më tutje.