Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI

Bashkimi i kthehet fitoreve

Bashkimi i kthehet fitoreve


10 November, 2012 @22:47

Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj rivalit të saj të drejtpërdrejtë në luftë për playoff. Ekipi nga Prizreni e mposhti Vëllaznimin me rezultat 65-77 në palestrën Shani Nushi, në Gjakovë.

Në çerekun e parë u ndërpre ndeshja për shkak të problemeve me semafor, ndërsa rezultati në ato çaste ishte 12-12. Pas ultimatumit të treshes gjyqtare që problemi në semafor duhet të rregullohet, në të kundërtën mysafirët e fitojnë ndeshjen me rezultat zyrtar, semaforët u rregulluan shpejtë dhe që nga ky moment Bashkimi doli në epërsi, ku edhe e rruajti gjatë tërë takimit.

Me lojën e mirë të qendrës Dustin Mitchell dhe Valentin Spaqit, prizrenasit e kishin lojën në kontrollë në tre çerekët e parë, ndërsa Vëllaznimi arriti vetëm që ta ngushtojë epërsinë në çerekun e fundit.

Dyshja e huaj e gjakovarëve, Marcel Mihalic dhe Denis Vrsaljko, ishin të pamjaftueshëm karshi mbrojtjes së fortë të Bashkimit dhe mbetën larg mesatares së tyre në pikë të shënuara.

I rikthyeri te Bashkimi, Phil Brooks, megjithëse ishte së bashku me ekipin, nuk luajti për shkak se nuk kishte të drejtë loje, pasi që ende nuk kishin kaluar 72 orë nga ri-regjistrimi i tij në federatë.

Nuk luajti Brooksi!

Kjo ishte fitorja e dytë e ekipit të trajnerit Muharem Vugdalic, ndaj rivalit nga Gjakova dhe e pesta në përgjithësi pas tetë xhirove të kaluara. Ndërsa Vëllaznimi mbetet në tre fitore, karshi pesë humbjeve.

REZULTATET:

Vëllaznimi – Sigkos Bashkimi 65-77

Nesër:

RTV 21 – Peja 20:00

Kosova – Sigal Prishtina 18:00

Trepça – Drita 17:00

 


 
Të gjitha lajmet nga