FERIZAJ
BOROZANI/ Arkiv
Bashkimi i shpëton befasisë
31 January, 2015 @21:31
Ndeshja në palestrën Bill Clinton të Ferizajit ndërmjet skuadrës së Kastriotit dhe asaj të Bashkimit, përfundoi me fitoren e ekipit prizrenas.
Skuadra ferizajase, e udhëhequr nga trajneri Jeton Nixha, arriti t’i bëjë ballë Bashkimit në dy çerekët e parë, duke shkuar në pushim me disavantazh prej vetëm tre pikëve (36-39).
Mirëpo me të filluar pjesa e dytë, prizrenasit i ndezën motorët, ndërsa barën kryesore në sulm e morri qendra Endrit Hysenagolli, që ishte i pandalshëm për mbrojtjen vendase, duke krijuar epërsi prej 22 pikëve (52-74) para fillimit të dhjetëminutëshit të fundit.
Në këtë periudhë, Kastrioti sidomos me anë të efikasitetit të shkëlqyer të amerikanit Keith Gabriel, krijoi një seri perfekte prej 18-0, duke e afruar rezultatin nga 60-88 në 78-88, për të paralajmëruar një përfundim dramatik të ndeshjes.
Madje kur kishin mbetur edhe 25 sekonda deri në përfundim, epërsia u ngushtua në vetëm tre pikë (90-93), mirëpo gabimet taktike të vendasve nuk dhanë rezultat dhe në fund fitores me shumë vështirësi iu gëzua skuadra e Bashkimit.
Keith Gabriel me më shumë se gjysmën e pikëve të skuadrës së tij ishte fantastik, duke shënuar plotë 50 pikë, kurse te Bashkimi Hysenagolli ishte më i dalluari me 25 pikë.
Dy amerikanët e Bashkimit, Tray Woodall dhe Elijah Obade, nuk u paraqitën fare në këtë ndeshje për shkak të lëndimeve të tyre.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Rezultati sipas çerekëve
KASTRIOTI | BASHKIMI | ||
Çereku i parë | 22 | 28 | |
Çereku i dytë | 14 | 11 | |
Çereku i tretë | 16 | 35 | |
Çereku i katërt | 40 | 24 |
Statistikat individuale te Kastrioti
1 | Keith Gabriel | 50 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
2 | Vincent Williams | 15 pikë | 2 kërcime | 5 asistime |
3 | Stephen Coles | 14 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
4 | Armend Jashari | 7 pikë | 5 kërcime | 8 asistime |
5 | Visar Xhemajli | 3 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
6 | Donald Lawes | 2 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
7 | Gent Shabani | 1 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Endrit Hysenagolli | 25 pikë | 13 kërcime | 1 asistim |
2 | Mujo Tuljkovic | 21 pikë | 8 kërcime | 5 asistime |
3 | Tom Tankelewicz | 21 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
4 | Muhamed Hasani | 17 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
5 | Kreshnik Juniku | 6 pikë | 4 kërcime | 1 asistime |
6 | Qëndrim Biraj | 5 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
7 | Altin Morina | 2 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
8 | Arion Balluku | 1 pikë | 1 asistim | - |