EDHE PRIZRENASIT NISIN STËRVITJET
Bashkimi, në pritje të përforcimeve
5 January, 2016 @16:47
Bashkimi prej sonte do të nis me stërvitjet për pjesën e dytë të stinorit.
Ekipi prizrenas që ka nisur suksesshëm për një debutues Ligën Ballkanike pret më shumë këtë stinor edhe në Superligë.
Ndërsa drejtuesit e ekipit kanë bërë të ditur se mund të ketë edhe risi te ekipi portokall-e-zi gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Jemi në bisedime me lojtarë vendor dhe një basketbollist të huaj,” ka thënë Arlind Kaçaniku, menaxher i klubit nga Prizreni.
Sa i përket strukturës aktuale të ekipit, ai ka bërë të ditur se baza do të mbetet.
“Nuk besoj se do të ketë largime, pasi që trajneri është i kënaqur me lojtarët që i kemi, por shtesa na nevojiten,” ka shtuar ai.
Bashkimi në Grupin B të BIBL ka bilanc 4-3 një xhiro pa përfunduar faza e parë e garave, ndërsa në Superligë ka bilanc 8-4.
Bashkimi është duke u drejtuar nga trajneri i ri malazez, Petar Mijovic.