WILLIE KEMP
Do të jap gjithçka nga vetja
5 January, 2016 @14:48
Playmakeri i ri i Sigal Prishtinës, Willie Kemp, gjatë prezentimit të tij në konferencën për shtyp të organizuar sot në zyret e Sigal Prishtinës, ka treguar besimin e tij te skuadra, për të arritur deri tek trofetë në fund të edicionit.
“Ekipi ka një traditë të madhe dhe besoj se edhe këtë edicion do ta mbyllim me trofe, pasi është shumë e rëndësishme për të gjithë. Besoj se të gjithë do të luftojmë për t’i shijuar këto suksese, të cilat në fund do t’i festojmë së bashku. Do të jap gjithçka nga vetja për ta ndihmuar klubin që të arrij synimet që i ka para vetes,” tha Kemp.
Kemp është transferuar nga skuadra Trefl Sopot (Poloni), derisa më parë ka luajtur edhe për skuadra si Dakota Wizards (SHBA), Etoile du Sahe (Tunizi), Astrum Levice (Çeki), Gaz Metan (Rumani) dhe Ventspils (Letoni).