TAHIR BATATINA

Batatina: Fokusi në Kupë na shkaktoi probleme
11 April, 2021 @17:23
Skuadra e Llapit sot pësoi humbje me rezultat 2-4 në shtëpi përballë lideres aktuale, Dritës.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, lidhur me këtë ndeshje tha se Llapi pati paraqitje të mirë në pjesën e parë, por fokusi në Kupë po shkakton probleme në koncentrim te ndeshjet e tjera.
“E kemi parë në pjesën e parë një Llap krejtësisht ndryshe. Sa ishim të freskët si skuadër e bëmë maksimumin dhe shënuam dy gola. Edhe pse e kemi ditur se do të jetë vështirë sepse jemi të fokusuar në ndeshjen e Kupës me Prishtinën. Skuadrat e forta si Llapi, Drita, Prishtina e Ballkani kur luajnë mes veti dhe japin maksimumin, në lojërat e tjera mund të kenë problem. Këtë problem e kishim edhe ne sot. Edhe Benjamin Emini na mungoi, prandaj bëmë disa ndryshime. Ndërsa te Drita kur u fut Kastriot Rexha u bë edhe dallimi në lojë. Do të mendojmë për ndeshjet e radhës që të japim maksimumin”, tha Batatina.