Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - DRITA

Drita rimerr kreun me fitore në Podujevë

Drita rimerr kreun me fitore në Podujevë


11 April, 2021 @16:43

Skuadra e Dritës është rikthyer në krye të radhitjes tabelare të Superligës, pasi shënoi fitore si mysafire përballë Llapit me rezultat 2-4 në Podujevë.

Ndeshja filloi shpejt me gola nga të dyja anët. Së pari shënoi Ahmed Januzi për Llapin në minutën e dytë të ndeshjes, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Xhevdet Shabani e barazoi rezultatin në 1-1.

Në fund të gjysmë orëshit pati përsëri duel golash, kur Festim Alidema i Dritës shënoi për 2-1 në minutën 30’, ndërsa menjëherë më pas Edon Sadriu (31’) i Llapit e barazoi përsëri rezultatin.

Në pjesën e dytë kontrolli i lojës kaloi te ana e Dritës, e cila shënoi dy gola për rezultatin përfundimtar 4-2, nëpërmjet Xhevdet Shabanit (69’) dhe Irogue Pritsley 79’.

TABELA AKTUALE

Drita me këtë fitore tani ka 61 pikë në krye të tabelës, ndërsa Llapi renditet në pozitën e shtatë me 33 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga