BUNDESLIGA

Bayern Munich e nis vitin me humbje
7 January, 2022 @22:31
Kampioni aktual i Bundesligës, Bayern Munich, e nisi vitin e ri me humbje, duke u mposhtur nga Borussia Monchengladbach me rezultat 1-2 në Allianz Arena.
Bayerni kaloi në epërsi që në minutën e 18’ me Robert Lewandowskin, por skuadra mysafire së pari rezultatin e barazoi me Florian Neuhas 27’ e më pas kaloi në epërsi me Stefan Lainer 31’.
Në pjesën e dytë nuk u tundën më rrjetat dhe ndeshja përfundoi në favor të Monchengladbachut.
Kjo ishte humja e tretë e Bayernit në Bundesliga, por megjithatë nuk i rrezikohet pozita e parë.
Në anën tjetër, Borusia Monchengladbach nuk ka pësuar në 3 përballjet e luajtura kundër Bayerni. Ndeshja e parë në Bundesligë kishte përfunduar me rezultat 1-1, derisa e kishte deklasuar në Kupën e Gjermanisë me rezultat 5-0.