PORTIERI

Armend Ruxhi rikthehet në Prizren
6 January, 2022 @20:36
Portieri me përvojë nga Superliga dhe Liga e Parë, Armend Ruxhi, është zyrtarizuar sonte si lojtar i ri i skuadrës prizrenase A&N.
Ai së fundi ka qenë pjesë e Onixit, ndërsa prej janarit do të jetë gardian i portës së ekipit të ri prizrenas A&N që po drejtohet nga Petrit Rushiti.
Ruxhi ka pasur karrierë të pasur, ndërsa prizrenasi kishte bërë hapat e para te Liria.
A&N ka bërë të ditur se Ruxhi kishte edhe oferta tjera, por përfundimisht ka vendsour që të nënshkruajë me A&N.