MEDIA TALK

Daku drejt Superiores së Shqipërisë?
7 January, 2022 @9:33
Sipas spekulimeve më të fundit në mediat në Shqipëri, Mirlind Daku mund të transferohet në Shqipëri gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Raportohet që sulmuesin e Kosovës po e kërkon skuadra e Partizanit nga Tirana, e cila garon në Kategorinë Superiore në Shqipëri.
Siç dihet, Mirlind Daku është lojtar i Osijekut kroat, te i cili gjatë këtij sezoni ka 4 paraqitje 2 gola.
Kalimi i Dakut në Shqipëri thuhet të jetë vetëm në formën e huazimit, por diçka zyrtare nuk ka ende dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.