Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

ZYRTARE: Newcastle kompleton transferin e parë

Foto: NUFC Offical

ZYRTARE: Newcastle kompleton transferin e parë


7 January, 2022 @9:10

Është zyrtarizuar transferi i parë i Newcastle United në epokën e pronarëve nga Arabia Saudite.

Klubi nga Tyneside sot ka zyrtarizuar transferin e Kieran Trippier, mbrojtësit të djathtë, që te Newcastle është transferuar nga Atletico i Madridit.

Mbrojtësi i djathtë anglez, ish-lojtar i Burnleyt e Tottenhamit, ka nënshkruar kontratë 2.5 vjeçare me klubin anglez, ndërkohë që transferi është kompletuar për 12 milionë funte.

Në pjesën e mbetur të sezonit në Premier League, Newcastlen e pret punë e madhe që të shpëtojë pa rënë në Championship, pasi që për momentin kjo skuadër e rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit anglez.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League