BAYERN

REUTERS
Bayerni po afrohet!
31 March, 2012 @20:27
Skuadra bavareze Bayern Munchen ka shënuar fitore si mysafire me rezultat minimal 0-1 kundër skuadrës së Nurnbergut në Bundesligën gjermane. Në praninë e më se 48 mijë shikuesve në stadionin e Nurnbergut, goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga holandezi Arjen Robben në minutën e 69-të të ndeshjes.
Për Nurnbergun në këtë ndeshje luajti edhe kosovari me nënshtetësi zvicerane Albert Bunjaku, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të të ndeshjes duke e zëvendësuar mesfushorin gjerman Daniel Didavi. Kjo fitore e bavarezëve ishte shumë e rëndësishme pasi që lideri i tabelës, Borussia Dortmund, një ditë më parë kishte barazuar kundër Stuttgartit.
Tani Bayerni që gjendet në vendin e dytë, i ka gjithsej 60 pikë, vetëm 3 më pak se Dortmundi, derisa Nurnbergu i ka 31 pikë dhe gjindet në pozitën e 12-të. Në javën e ardhshme Bayern takohet me Augsburgun, kurse Nurnberg do të udhëtojë në Freiburg.