GJERMANIA - MAQEDONIA VERIORE
Befasi e dorës së parë: Maqedonia Veriore fiton si mysafire ndaj Gjermanisë
31 March, 2021 @23:05
Njëra prej gjigantëve të futbollit evropian, Gjermania, është befasuar në shtëpinë e saj përballë Maqedonisë Veriore.
Shteti fqinj i yni fitoi me rezultat 2-1 me golat e shënuar nga Goran Pandev (45’+2) dhe Eljif Elmas (85’), derisa golin për gjermanët e shënoi futbollisti me origjinë turke, Ilkay Gundogan (63’).
Te Maqedonia Veriore titullar ishin katër futbollistë shqiptarë, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi dhe Enis Bardhi. Pikërisht këta dy të fundit ishin edhe asistuesit e dy golave të shënuar nga ekipi i tyre. Bardhi ishte asistues për golin e Pandevit, ndërsa Ademi për golin e Elmasit.
Në pjesën e dytë për Maqedoninë Veriore u inkuadrua edhe Egzon Bejtullai.
GRUPET E KUALIFIKIMEVE “KATAR 2022”