MILAN MERR AVANTAZHIN

Bennacer bën dallimin, Milan feston duelin e parë
13 April, 2023 @0:04
Milan ka shënuar fitore ndaj Napolit 1-0 [Bennacer 40] në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në San Siro sonte. Ismael Bennacer me një goditje të fuqishme, bëri dallimin në ndeshje duke i dhënë epërsinë dhe fitoren rossonerëve. Për Napolin, gjërat shkuan edhe më keq pasi që Andre-Frank Zambo Anguissa mori kartonin e dytë të verdhë për t’i lënë bashkëlojtarët në disavantazh numerik në fushë prej minutës së 74 të ndeshjes.
Amir Rrahmani luajti tërë ndeshjen, ndërsa mori karton të verdhë në kohën shtesë. E Napoli i Luciano Spallettit do të vajtojë rastet e humbura pasi që dominuan në pjesë më të madhe të ndeshjes, derisa edhe Mike Maignan bëri intervenime të suksesshmë në portën e milanezëve. Ndeshja e kthimit në Diego Maradona, më 18 prill.
PLAYER RATINGS
AC MILAN: Maignan 8; Calabria 8, Kjaer 7, Tomori 7, Hernandez 7; Krunic 6, Bennacer 7, Tonali 6; Daiz 6, Giroud 6, Leao 7. Rez: Saelemaekers 7, Rebic n/a
NAPOLI: Meret 6; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Lozano 6, Kvaratskhelia, Elmas. Rez: Raspadori 6, Ndombele n/a, Olivera n/a