Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ETRIT BERISHA

Berisha: Nuk duhet të lejohet asnjë lloj surprize

Berisha: Nuk duhet të lejohet asnjë lloj surprize


24 March, 2021 @20:44

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, mori pjesë në konferencën e sotme për shtyp që u organizua para ndeshjes së Shqipërisë me Andorrën, e cila luhet nesër në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

Berisha duke folur për këtë ndeshje, tha se do të synojnë të vazhdojnë të tregojnë lojë të mirë, sikurse e kanë bërë në ndeshjet e fundit.

“Kemi bërë një detyrë të mirë në kualifikimet e kaluara dhe duhet të nisemi nga ai moment. Në ndeshjet e fundit kemi treguar futboll të mirë, duke marrë fitore. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Pastaj, jemi në ndeshjen e nesërme, që duhet të përgatitemi jashtëzakonisht mirë dhe nuk duhet të lejohet asnjë lloj surprize”.

Ai u ndalë edhe tek ndeshja e fundit përballë Andorrës, që ishte zhvilluar në nëntor të vitit 2019 në Elbasan. Ndeshja ishte zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian dhe kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

“Trajneri na ka treguar ato gabimet që i kemi bërë në atë ndeshje. Nuk kemi qenë të përqëndruar në atë ndeshje, duke bërë gabime që kanë qenë edhe të evitueshme dhe duke futur edhe veten në vështirësi. Kjo nuk na lejohet nesër, pasi është ndeshja e parë dhe duhet të kemi përqëndrim maksimal. Kjo ndeshje na jep motivim dhe qetësi për të përballuar ndeshjet e ardhshme,” tha ai.

Ndeshja e nesërme e Shqipërisë do të luhet në Andorra, duke filluar nga ora 20:45.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror