Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Besnik Hasi: Trajner i Kosovës? Me kënaqësi

Besnik Hasi: Trajner i Kosovës? Me kënaqësi


26 April, 2020 @22:30

Ish kapiteni i kombëtares shqiptare Besnik Hasi, në një intervistë te Sporti total ka bërë të ditur se me kënaqësi do të drejtonte reprezentacionin e Kosovës.

Ai ka thënë fillimisht se Kosova po udhëhiqet shumë mirë nga trajneri aktual i saj, ndërsa ndër të tjera ka bërë të ditur se ka qenë afër të merr drejtimin e kombëtares shqiptare.

Kurse, kur u pyet për Kosovën, ai tha qartë:

“Me kënaqësi do ta pranoja.”

Gjakovari 48 vjeç Hasi bëri emër si trajner te Anderlechti, duke i bërë kampionë ata, ndërsa pas tyre drejtoi edhe Legian, Olympiacosin dhe tash Al-Raedin.


 
Të gjitha lajmet nga