NORWICH - ARSENAL

Bindshëm ndaj Norwichit, vazhdon forma e mirë e Arsenalit
26 December, 2021 @17:52
Forma e mirë e Arsenalit ka vazhduar edhe në ndeshjen e sotme në udhëtim te Norwich.
Këtë takim Arsenali e fitoi me rezultat 0-5, për ta forcuar kështu pozitën e katërt në renditje, ndonëse plot prej skuadrave përreth kanë më pak ndeshje të luajtura.
Me dy asistime nga Odegaard e me golat e Saka 6’ dhe Tierney 44’, Arsenali shkoi në pushim me epërsi 0-2.
Më pas, në pjesën e dytë fitorja u vulos nga goli i dytë personal i Sakas 67’, e më vonë shënuan edhe Lacazette nga pika e bardhë (84’) e Smith-Rowe (90+1’) dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultat 0-5.
Për dallim nga Arsenali që po shpreson për një vend në zonën Champions të renditjes, Norwichi duhet të fillojë të mendojë për sezonin e ardhshëm në Championship.