DURRËS

Bledi Shkëmbi shkarkohet nga detyra e trajnerit
21 November, 2022 @15:46
Trajneri i deritashëm i Teutës, Bledi Shkëmbi, nuk është më trajner i Teutës së Durrësit edhe zyrtarisht. Klubi durrësak ka bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me trajnerin korcar, ndërsa Shkëmbi lë Teutën në vend të fundit të renditjes tabelare të Superiores shqiptare.
Teuta tash pritet të emërojë trajnerin e tretë këtë stinor pasi që para Shkëmbit ekipi e kishte nisur stinorin me Renato Arapin.
Pas 12 xhirosh në Superiore, Teuta është e fundit (e dhjeta) me 8 pikë nga 12 ndeshje, katër më pak se ekipi i parë mbi ta, Bylisi.