SOUTHAMPTON 1-0 LEEDS

Armando Broja pas golit të sotëm/ Foto: Southampton/fb
Broja në 11-she, shënon golin e parë dhe sjell fitoren e parë
16 October, 2021 @18:20
Southampton s’ka se si të mos jetë i kënaqur me sulmuesin e huazuar nga Chelsea këtë stinor.
Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, jo vetëm që u tregua vendimtar ndaj Hungarisë në përballjet kualifikuese, por sot në startin e parë të tij në 11-shen e skuadrës, ka shënuar golin e parë të tij në Premier Ligë për t’i sjellë fitoren e parë Southamptonit këtë stinor.
Vendimi i Ralph Hasenhuttl u vërtetua si i drejtë, derisa Broja pos golit pati edhe dy rastet tjera për të shënuar, e luajti deri në minutën e 81 të ndeshjes për t’ia lënë vendin ish lojtarit të Arsenalit, Theo Walcott. \