FUSHË KOSOVA 1-1 FLAMURTARI

Pamje nga arkivi
Barazim në “F. Grajqevci” mes fqinjëve
16 October, 2021 @15:46
Fushë Kosova dhe Flamurtari janë ndarë baraz në përballjen e sotme mes fqinjësh. Dueli ka përfunduar me rezultat 1-1, për t’u ndarë pikët në “Fazli Grajqevci”.
Ky ka qenë barazimi i dytë i Fushë Kosovës në ligë dhe mbeten në vend të tetë ende, derisa Flamurtari me një pikë më shumë është i shtati në renditje.
Në xhiron që vjen, Flamurtari pret Vushtrrinë pa humbje në shtëpi, ndërsa Fushë Kosova i shkon Vitisë, që është e fundit në renditje.