FERIZAJI 1-0 KIKA

Gëzimi i çmendur i ferizajasve pas super golit të Çlirim Kashtanjevës në kohën shtesë të ndeshjes për fitore/ Foto: FCFerizaji/fb
Çlirim Kashtanjeva vendimtar! E treta me radhë për Ferizajin
16 October, 2021 @15:24
Një super gol i shënuar nga Çlirim Kashtanjeva në fund të kohës së shtesë të ndeshjes, i ka sjellë fitoren e madhe Ferizajit ndaj Kikës sot 1-0 [Çlirim Kashtanjeva 90+7].
Ferizaji prej se ka kaluar në dorë të trajnerit Arbnor Morina nuk di për rezultate tjera pos fitores dhe me sot, ata kanë shënuar të tretën me radhë për tu ngritur edhe më në tabelë.
Ndeshja ishte e ngurtë në pjesë të parë, derisa luftohej për pozicionim më të mirë, por pa konkretizime. Njëjtë kaloi edhe pjesa e dytë derisa vendasit u sulën me gjithë forcat për të arritur te fitorja, që edhe e morrën në fund me golin e Kashtanjevës krejt në fund.
Me fitore Ferizaji kalon në 11 pikë, ndërsa Kika pësoi për herë tretë këtë stinor dhe është ekipi i vetëm pa fitore në Ligë të Parë Grupi B.