Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLAZNIA 1-0 2 KORRIKU

Rikthim me fitore për Vllazninë, 2 Korriku pëson për herë të parë

Fotocut: 2korriku

Rikthim me fitore për Vllazninë, 2 Korriku pëson për herë të parë


16 October, 2021 @15:12

Skudra lidere e Ligës së Parë Grupi B të Kosovës 2 Korriku është mposhtur për herë të parë këtë stinor.

Prishtinasit janë mposhtur në Pozharan sot, ku Vllaznia në ditën që iu rikthye stadiumit ndihmës të vetë, ku punohej deri sot, ka marrë fitore të rëndësishme me rezultat minimal 1-0.

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë fitorja e tretë e Vllaznisë këtë stinor në ligë, derisa ekipi ka katër barazime e një humbje tjetër.

Në anën tjetër, 2 Korriku që deri tash nuk dinte për humbje, pas tetë xhirosh ka pësuar për herë të parë me golin e pësuar në pjesë të dytë të ndeshjes, pasi që pjesa e parë kishte përfunduar pa gola.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë