PRISHTINA - LLAPI

Foto: V.G / TOPSPORTI
Përmbysje dramatike, Llapi fiton në “Fadil Vokrri”
16 October, 2021 @15:03
Një fund mjaft dramatik pati sot ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit në kryeqytet!
Kryeqytetasit takimin e sotëm ndaj Llapit e mbyllën me humbje 1-2 (Besnik Krasniqi (P) 22’ / Kastriot Selmani 90+3’, Valmir Veliu 90+5’), rezultat i cili bën që Prishtina të mos arrijë 3 pikë në 3 ndeshje radhazi.
Goli i vetëm pjesës së parë u shënua nga Besnik Krasniqi. Ky i fundit u tregua i saktë nga pika e bardhë (22’) dhe Prishtina shkoi në pushim me epërsi minimale.
Në pjesën e dytë, drama ishte ruajtur për fund.
Fillimisht, Gauthier Mankenda i Prishtinës u përjashtua me karton të kuq (dy të verdhë) në minutën e 89’, e më pas Llapi shënoi dy herë
Për 1-1 realizoi Kastrit Selmani, i asistuar nga Valmir Veliu, në minutën e tretë shtesë, e për fitoren llapjane dhe përmbyjsen e plotë u përkujdes Valmir Veliu, që shënoi për 1-2 (90+5’).
Kjo fitore bën që Llapi të ngjitet për një pozitë në renditje, ndërkohë që Prishtina momentalisht është 7 pikë larg kreut.
Xhiron që vjen, Prishtina e pret Malishevën, kurse Llapi i shkon Ulpianës.