Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORET

Bullgaria më e fortë se Kosova

Foto: FBK

Bullgaria më e fortë se Kosova


Teksti: FBK (basketbolli.com)

23 January, 2016 @18:29

Sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë janë zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore ndërmjet Përfaqësueseve të Kosovës të grupmoshës U16 (meshkuj/femra) dhe Bullgarisë, ku sërish fitore kanë shënuar mysafirët.

Në ndeshjen e parë të luajtur në konkurrencën e femrave fitore bindëse kanë regjistruar basketbollistet bullgare karshi kosovareve, të cilat i kanë mposhtur me rezultat 78:25, kurse në ndeshjen e dytë në konkurrencën e meshkujve Bullgaria e ka mundur Kosovën me shifrat 71:36.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) prej shtatorit të vitit të kaluar ka filluar me grumbullimet e këtyre grupmoshave, andaj edhe ka vendosur që të zhvillojë ndeshje miqësore me kategorinë deri në 16 vjeç në të dyja konkurrencat për të parë më për së afërmi formën e tyre.

Derisa Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve në korrik të vitit të kaluar ka debutuar në gara evropiane për femrat kjo është hera e parë që do ta bëjnë një gjë të tillë në korrik të këtij viti.

Kosova U16 në konkurrencën e femrave prej 18 deri më 23 Korrik në Andorra do të bëj gara në nivel të Kampionatit Evropian, ku gjatë kësaj vere do të marr pjesë në Divizionin C, Grupi A së bashku me Uellsin dhe Maltën.

Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve prej 11 deri më 20 gusht në Sofje të Bullgarisë do të bëj gara në Divizionin B, Grupin C së bashku me Norvegjinë, Slloveninë, Rumaninë, Austrinë dhe Ukrainën.


 
Të gjitha lajmet nga