Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHICAGO

Bulls triumfon me mungesa

REUTERS/Ray Stubblebine

Bulls triumfon me mungesa


5 May, 2013 @10:08

I vetmi duel, që shkoi në ndeshjen e shtatë, përfundoi me fitoren e Chicago Bullsit. Demat luftuan shumë gjatë stinorit, gjithashtu edhe gjatë play offit me lëndime. 

Ata nuk arritën ta shfrytëzonin super yllin Derrick Rose në tërë stinorin, ndërsa në dy ndeshjet e fundit, ishin të lënduar edhe Luol Deng dhe Kirk Hinrich.

Megjithatë Chicago, me ndihmën e Joakim Noah e Marco Belinelli, e eliminoi Netsin në Barclays Center, duke mos e lëshuar epërsinë në rezultat që nga fillimi i ndeshjes. Noah luajti me 24 pikë, 14 kërcime e 6 bllokada, ndërsa italiani Belinelli, i shtoi gjithashtu 24 pikë të tjera.

Një tjetër performancë prej 24 pikëve, erdhi nga Deron Williams, por të pamjaftueshëm për fitore të Brooklyn Netsit.

Tani Chicago Bulls, në gjysmëfinale të Konferencës Lindore, do të përballet me kampionin aktual Miami Heat.

Skema e Play Offit


Video

Performanca e Joakim Noah në ndeshjen e 7-të




REZULTATI:

Brooklyn Nets - Chicago Bulls 93-99 3-4 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA