PËRFAQËSUESJA
Bunjaku fton Muriqin
23 May, 2016 @18:25
Vedat Muriqi do të jetë arma e re në sulm e përzgjedhësit të përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.
Sulmuesi 22 vjeçar është ftuar në ekipin përfaqësueses për miqësoren e 3 qershorit, ku Kosova do ta luajë kundër Ishujve Faroe, në ndeshjen e parë si anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.
Ftesën për Muriqin e ka bërë të ditur vet klubi i futbollistit, Giresunspor.
Muriqi këtë stinor ka shkëlqyer në Ligën e Parë të Turqisë me skuadrën e Giresunsporit, duke u bërë golashënuesi i dytë në kampionat me 17 gola të shënuara.
Başarılı oyuncumuz Vedat Muriç, ülkesinin 3 Haziran’da Faroe Adaları ile oynayacağı hazırlık maçına davet edildi.
— Giresunspor (@GiresunsporSK) May 23, 2016