WIL 1900
Burim Kukeli nis karrierën e trajnerit në Zvicër
17 November, 2021 @11:51
Mesfushori i Shqipërisë, që ka qenë pjesë e ekipit historik që ka arritur EUROn e parë dhe historike të kuqezinjëve, Burim Kukeli, ka nisur karrierën si trajner.
Ai është zyrtarizuar sot si ndihmës-trajner i parë i skuadrës zvicerane Wil 1900, pas largimit të Alex Frei dhe ndihmësit të tij në javën e kaluar.
Kukeli ka qenë aktiv në futbollin zviceran prej vitit 2007 ndërsa ka qenë pjesë e Shqipërisë në 27 ndeshje, kurse në Superligën zvicerane 173 ndeshje. Ai ka qenë pjesë e skuadrave si Luzern, Zurich, Sion, etj.
Ai nisi të punojë si ndihmës-trajner te Kriens në vitin 2019, duke qenë edhe lojtar i ekipit derisa kreu kursin për UEFA A, ku edhe diplomoi.
Kontrata e Kukelit 37-vjeç me Wilin është deri në fund të sezonit 2022/23.