CAVALIERS
Cavs fiton me rekord
21 April, 2016 @10:25
Nënkampioni Cleveland Cavaliers e mposhti Detroit Pistonsin edhe në ndeshjen e dytë të serisë.
Cavs triumfoi kundër Pistonsave me rezultat 107-90, ndërsa në skenë ishte super ylli LeBron James, i cili luajti me 27 pikë e 6 kërcime, derisa në anën tjetër u dallua Andre Drummond me 20 pikë.
Clevelandi gjatë ndeshjes i shënoi 20 treshe, që është rekord në një ndeshje të Play Offit.
Këtë shifër më herët e kishin arritur skuadrat si: Seattle Supersonics (1996) , Dallas Maverics (2011) dhe Golden State Warrios (2015).
Tani seria e këtij dueli, do të bartet në Detroit.