MEDIA TALK

Mykhailo Mudryk, duke u prezantuar te ekipi i tij i ri/ Foto: ChelseaFC/ fb
Çerekun e parave të transferit, Shakhtar i jep donacion
17 January, 2023 @0:47
Pardje, Chelsea zyrtarizoi transferin e futbollistit ukrainas nga Shakhtar Donetsk, Mykhailo Mudryk. Shuma që përfitoi Shakhtar nga Chelsea ishte 100 milionë euro për lojtarin.
Ky ishte rekord-transfer i një lojtari nga një ekip ukrainas, që theu rekordin e këtij vendi, të cilën një ekip e fitoi nga shitja e një lojtari.
Ndërsa kryetari i klubit të Shakhtar Donetskut, Rinat Akhmetov, ka bërë të ditur se çereku i kësaj shume do t’i ipet si donacion ushtrisë dhe përpjekjeve ukrainase për qëllim të “ndihmës së mbrojtësve të qytetit të Mariupolit dhe të familjeve të ushtarëve që po mbrojnë vendin”, ka bërë të ditur BBC Sport.
Rusia bëri invazion ushtarak në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Derisa Akhmetov ka falenderuar botën e civilizuar për ndihmën që po i ofron vendit, ka bërë gjithashtu të ditur se 25 milionë euro nga shuma e transferit të Mudrykut do të shkojnë në barëra, trajtime prostetike, ndihmë psikologjike, kërkesat specifike që kanë mbrojtësit e Mariupolit dhe familjeve të ushtarëve të rënë.
Chelsea i dha kontratë 8-vjeçare Mudrykut 22-vjeçar, ndërsa ai do të mund të debutojë që në ndeshjen e ardhshme të ekipit, që luhet të shtunën në Anfield Road ndaj Liverpoolit. Mudryk mori fanellën me numër 15 te Chelsea. Ai luan në krahun e majtë të sulmit.