Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BERNARD CHALLANDES

Challandes: Kemi humbur dy pikë

Challandes: Kemi humbur dy pikë


6 September, 2021 @0:11

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, pas barazimit me Greqisë, ka thënë sonte nuk kanë fituar një pikë por kanë humbur dy.

Kam ndjenjë të dyfishtë. Kemi pranuar gol në fund të pjesës së parë, kurse më pas luajtëm futboll. Nuk ishte perfekt natyrisht, por ekipi provoi të luante. Lojtarët kanë treguar mentalitet të mirë. Nuk jam i lumtur me rezultatin, por jam i lumtur me lojën e ekipit. Sot nuk kemi fituar një pikë, por i kemi humbur dy”: ka thënë Challandes pas ndeshjes.

Kosova më 8 shtator do të përballet me Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa aktualisht gjendet në pozitën e tretë në Grupin B me 4 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror