Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Challandes: Mungesa e lojtarëve kryesorë është mundësi për lojtarët e rinj

Challandes: Mungesa e lojtarëve kryesorë është mundësi për lojtarët e rinj


3 June, 2021 @17:54

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, sot ka mbajtur konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore përballë Maltës që do të luhet nesër (e premte) në Austri.

Tekniku zviceran fillimisht foli për kundërshtarët e zgjedhur në dy miqësoret e këtij grumbullimi dhe sqaroi se pse pikërisht San Marino dhe Malta janë zgjedhur si kundërshtarë.

“E luajtëm ndeshjen kundër San Marinos, që ishte e para e këtij grumbullimi. Tani do të luajmë kundër Maltës në Austri. Jemi të lumtur që jemi këtu dhe do të punojmë që të jemi sa më të përgatitur për ndeshjen kundër Maltës. Arsyeja që kemi zgjedhur këta kundërshtarë është se kemi një grup me kundërshtarë shumë të fortë në kualifikimet për Botëror, prandaj kemi zgjedhur kundërshtar që nuk do të na mundojnë shumë”, tha Challandes.

Më tej, ai foli edhe për lojtarët që janë ftuar në këtë grumbullim.

Përfaqësuesja e Kosovës në këtë grumbullim ka mungesa të shumta të theksuara, që për përzgjedhësin Challandes krahas anës negative ka edhe një anë pozitive, për shkak se kjo i jep mundësi për t’u dëshmuar lojtarëve të rinj.

“Kemi mungesa të shumta në formacion. Shumë lojtarë të rëndësishëm nuk janë me ne në këtë kamp stërvitor. Këtë fakt e shoh të kuptueshëm duke pasur parasysh situatën me pandeminë, problemet që kanë kaluar lojtarët, stinorin e gjatë, por në të njëjtën kohë mungesa e tyre na japin edhe mundësinë për futbollistë të rinj që do të kenë rastin për t’u dëshmuar në këto ndeshje,” tha ai.

Në konferencë prezent ishte edhe mesfushori Herolind Shala, i cili foli për vështirësitë e ndryshme që përballen lojtarët gjatë grumbullimeve me përfaqësueset gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Maltës luhet nesër nga ora 18:00.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja