Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRI - ANGLI

Cikalleshi, Manaj apo Broja? Kush do të luajë në sulm kundër Anglisë?

Cikalleshi, Manaj apo Broja? Kush do të luajë në sulm kundër Anglisë?


27 March, 2021 @17:26

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edoardo Reja, ende nuk e ka definuar se kush do të luajë në sulmin kuqezi nesër përballë Anglisë.

Reja ndeshjen e kaluar ndaj Andorrës e nisi me dyshen Manaj - Cikalleshi në sulm, por kësaj radhe ndaj “tre luanëve” mund të jepet mundësi edhe Armando Brojës, për arsye se ky i fundit e njeh më mirë lojën e kundërshtarit.

“Për mua të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Para fillimit do të marrim vesh cili do të jetë formacioni përfundimtar. Përveç Brojës, kemi Cikalleshin dhe Manajn. Për Brojën do vlerësoj mirë. Ai e njeh mirë Anglinë dhe mund të na japë një dorë shumë të rëndësishme për nesër”, tha Reja në konferencën e sotme për shtyp.

Kujtojmë se Broja është pjesë e skuadrës së Chelseat, ndërsa këtë stinor është i huazuar te skuadra holandeze, Vitesse, me të cilën ka të shënuar 9 gola.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë luhet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror