ETIHAD
City brilant ndaj kampionit
16 August, 2015 @18:24
Një paraqitje brilante e Manchester Cityt sot ndaj Chelseat në derbin e xhiros së Premier League i ka dhënë atyre fitoren e dytë me radhë në stinorin 2015/16 të elitës angleze.
Sergio Aguero ka treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme, sa edhe portieri i ri i Chelseat, Asmir Begovic, që ka mbrojtur portën e kampionit në shumë raste.
Aguero sidoqoftë shënoi përmes një kombimi me Yaya Touren, derisa Chelsea në pjesën më të madhe të lojës kishte një rast të vetëm përmes kombinimit mes Diego Costas dhe Eden Hazardit.
Pas pranimit të golit të dytë, nga një goditje me kokë e Vincent Kompanyt, pas kornerit, Chelsea paksa ra nga loja dhe Fernandinho shutoi më pas për 3-0.
City kështu merr lidershipin e tabelës që në xhiron e dytë të Premier League, ndërsa ekipi i Manuel Pellegrinit ende nuk ka pranuar gol këtë stinor.
Në anën tjetër, Chelsea mbetet pa fitore edhe pas dy xhirove të para në Premiership, me një pikë të vetme të fituar nga dy ndeshjet. Një gjë e tillë deri më sot i ka ndodhur vetëm Manchester Unitedit, në stinorin 2007/08, ku ka hyrë si kampion. Ndërsa Chelsea start pa fitore në dy ndeshjet e para nuk ka përjetuar që nga viti 1998.
SHIKO TABELËN AKTUALE DHE REZULTATET
Goli i Agueros
Sergio Aguero 1:0 | Manchester City - Chelsea… by EuropeanLeagueLiveGoal
Goli i Kompanyt
Goal Kompany - Manchester City 2-0 Chelsea - 16… by Video-Live
Goli i Fernandinhos
Goal Fernandinho - Manchester City 3-0 Chelsea… by Video-Live