PAS NDESHJES SERBI-SHQIPËRI
Çka thotë UEFA?!
14 October, 2014 @23:43
Shtëpia e futbollit europian, UEFA, pas incidentit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ka raportuar shkurt.
“Ndeshja kualifikuese ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd është ndërprerë për shkak të kushteve që do të raportohen nga Komisioni Disciplinor, etik dhe i kontrollit të UEFA-së,” shkruan në njoftimin e UEFA-së të botuar në faqen zyrtare të saj.
Ndeshja Serbi-Shqipëri, u ndërpre pasi që tifozët serb hynë në fushë kur panë një flamur të telekomanduar shqiptar që valëvitej në stadium që u ulë nga lojtarët serb, derisa reaguan Andi Lila e Taulant Xhaka, ku filloi tollovia dhe tifozë serb hynë në fushë, me ç‘rast referi i ndeshjes Mark Atkinson e ndërpreu atë.
Rezultati ishte 0-0 në atë moment.